Instituti gjerman Robert Koch dhe OBSH do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftimin e Covid-19
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në
Kosovë, Joern Rohde.
Me këtë rast ministrja Haradinaj Stublla e ka falënderuar ambasadorin Rohde për
ndihmën që ky shtet do t’i jep Kosovës, duke dërguar një delegacion të
përbashkët të OBSH-së dhe Gjermanisë për të ofruar ekspertizën e tyre në
lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. E
falënderova z.Rohde dhe shtetin gjerman që pas shkëmbimit të letrave mes
Ministrive tona, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve
mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT, do të qëndrojnë në Kosovë
për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë
Covid-19”, tha ministrja Haradinaj Stublla.
Kryediplomatja ka falënderuar gjithashtu shtetin gjerman edhe për rolin
konstruktiv të tij, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe për
rolin konstruktiv në udhëheqjen e orientimit strategjik të BE-së.