75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / MSH1

Instituti italian i UP-së pranohet në Këshillin Evropian për Gjuhët

Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane, në kuadër të Universitetit të Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan IndeksOnline.

Duke e përshkruar këtë këshill si rrjet prestigjioz të universiteteve evropiane dhe institucioneve të gjuhës, Nagavci u shpreh se ky këshill promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve.

“Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian”, shkroi Nagavci.

Ky është postimi i plotë i saj:

Lajm i shkëlqyer për arsimin e lartë në Kosovë

Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC) një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve.

Këshilli Evropian për Gjuhët promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve. Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian.

Ne jemi të vendosur që, si Ministri e Arsimit, të mbështesim çdo iniciativë dhe vullnet për avancimin e arsimit në Kosovë, ku gjuhët luajnë një rol thelbësor.

Urime Universitetit të Prishtinës për këtë arritje të re!