11:04 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tregon për cilësinë e ujit në Kosovë

Instituti kombëtar i shëndetësisë publike ka publikuar rezultatet e raportit vjetor për cilësinë e ujit të pijshëm në Kosovë për vitin 2017, ndërsa bazuar në këtë raport del se cilësia e ujit është rreth 99 % në përputhshmëri me vlerat parametrike për ujin e pijshëm.

Sipas këtij raporti, krahasuar me vitin 2016, cilësia e ujit ka përmirësim për 0.3 për qind.

“Ky raporti vjetor që e publikon IKSHPK, kam kënaqësinë të konstatoj se, krahasuar me vitin paraprak, rezultatet e monitorimit në vitin 2017 tregojnë një përmirësim të cilësisë së ujit të furnizuar nga 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit. Kështu, nga 59,604 teste të kryera gjatë vitit 2017, përputhshmëria me standardet e cilësisë mikrobiologjike është në shkallën 99.54% ndërkaq përputhshmëria me standardet kimike në shkallën 98.30%. Kjo rezulton me një shkallë të përgjithshme të përputhshmërisë prej 98.58%”, thekson Naser Ramadani, drejtor i Institutit kombëtar të shëndetësisë publike.

Raportin e kompletuar mund ta shkarkoni në këtë link: