15:57 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / L K

Instituti PIPOS: Portali Indeksonline, më i lexuari në vend

Instituti Pipos ka sjellur rezultatin e fundit për shikueshmërinë e mediave në Kosovë. Nga hulumtimi i realizuar me qytetarë del se Portali Indeksonline është më i lexuari në vend.

Në pyetjen për qytetarët se cilin portal e lexoni më shumë, 15.4% të qytetarëve janë përgjigjur për Portalin Indeksonline.

Portali i dytë më i lexuar nga kjo anketë ka rezultuar të jetë Gazeta Express, para Klan Kosovës dhe Insajderit.

Në pyetjen se cilin kanal televiziv e ndiqni më tepër, Klan Kosova ka dalur e para me 39.7%. Dukagjini është rënditur në vendin e dytë, para RTK-së si e treta./Indeksonline/