75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / MSH1

Instituti “Riinvest”: Kosovës i duhen dekada për t’iu afruar standardeve të jetesës së BE-së

Instituti “Riinvest” organizoi tryezën me temën “Sa shpejt po i afrohet Kosova standardeve të jetesës së BE-së”, ku u prezantuan gjetje shqetësuese mbi nivelin e konvergjencës së vendit me Bashkimin Evropian.

Drejtori ekzekutiv, Alban Hashani, theksoi se integrimi evropian për qytetarët nuk matet vetëm me hapa formalë, por me përmirësim konkret të standardit të jetesës, shërbimeve publike dhe mundësive të punësimit.

“Për më shumë se dy dekada integrimi evropian ka qenë mbetet orientim strategjik i vendit tonë. Mirëpo, për qytetarët, integrimi nuk matet vetëm me hapa formal, mirëpo mbi të gjitha përmirësimi e standardit të jetesës, përmirësimin e shërbimeve publike, integrimi nuk matet vetëm me hapa formal, mirëpo mbi të gjitha përmirësimin konkret të standardit të jetesës, cilësimin e shërbimeve publike në mundësinë e punësimit për një jetesë më të mirë në jetën e tyre. Një nga mesazhet që dalin nga analiza e të dhënat është se konvergjenca nuk është autmatika, rritja ekonomike sa është e domosdoshme nuk është e mjaftueshme”, deklaroi Hashani.

Ndërkaq, Visar Vokrri nga Riinvest prezantoi të dhëna krahasuese rajonale, duke theksuar se Kosova renditet pothuajse e fundit në shumicën e fushave krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, me trendet aktuale Kosovës do t’i duheshin rreth 100 vjet për të arritur mesataren ekonomike të BE-së, ndërsa në arsim dhe infrastrukturë po vërehet devijim nga procesi i përafrimit.

“Ka qenë iniciativë e përbashkët e një numri të organizatave nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ideja ka qenë që të dhënat të mos jenë në funksionin tonë analizave tona rajonale por individuale veçmas në Ballkan dhe do të jenë lehtë të qasshme për këdo. Ideja ka qenë për secilën fushë me bë krahasim, jemi duke plotësuar metodologjinë do të kemi indikatorë shtesë në mënyrë që këtë lloj vlerësimi ta kemi sa ma të saktë. Metodologjia është fokusuar që këto tetë shtylla ta krahasojnë me mesataren e BE-së dhe të shohim normn e ndryshim për çdo vit veçmas. Kemi analizuar edhe ndryshimin për pesë vjetët e fundit. Nga këto të dhëna që kemi paraqitur Kosova qëndron pothausje më së keqi në secilën fushë, nëse krahasojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, në aspektin ekonomik në trendin aktual me supozimin që nuk do të ketë ndonjë iniciativë të përshpejtuar të anëtarësimit do t’i duhet Kosovës 100 vjet për të arritur mesataren e BE-së, në arsim edhe infrastrukturë ne jemi duke devijuar në rrugën e përafrimit. Këto të dhëna mund të analizojmë si trend kohor i kemi grumbulluar nga viti 2013”, ka theksuar Vokrri.

Agon Maliqi nga “Atlantic Council” vlerësoi instrumentin e analizës si të rëndësishëm, duke theksuar se stagnimi i procesit të zgjerimit të BE-së dhe tensionet politike, veçanërisht me Serbinë, kanë ndikuar negativisht në stabilitetin politik dhe ekonomik të Kosovës, duke dekurajuar investimet. Ai shtoi se rikthimi i politikës së zgjerimit mund të krijojë një perspektivë më pozitive për rajonin.

“Më duket një instrument i dobishëm, na rikthen perspektivë strategjike që e kemi humbur mbi integrimit, si rajon dhe na si Kosova jemi të varur nga dinamikat gjeopolitike dhe politika ka qenë me pasoja shumë të rënda në dekadën e fundit, sidomos nga viti 2013 ku zgjerimi ndaloi dhe dërgoi sinjal të keq në rajon. Kjo e ka zbehë peshën e politikës së kushtëzimit, për reformat e qeverisjes për ekonominë, por në rastin tonë për çështjen e zgjidhjeve të konteksteve bilaterale. Kur u hoqen të gjitha kjo prodhoi vorbull pasoja ekonomike, politike që ka pasur efekt në konvercë. Edhe në vendet e BE-së që janë futur në viti 2004 integrimi rajonal është zhvilluar pas anëtarësimit të BE-së. Në konvergjencën ekonomike ka pasur efekt negativ, po ashtu edhe të qeverisë, në një kohë kur humbi peshën integrimi evropian por kryesorja ka qenë efekti me negativ ka qenë tensionet me Serbinë, që u reflektu në Kosovë në stabilitet politik që ka një dekadë që  dekurajon investime të sektorit privat mirëpo tani perspektiva ka ndryshuar ka një rikthim të politikës të zgjerimit”, shtoi ai.