Instrumenti për Reforma dhe Rritje/ Sot takimi BE-Kosovë
Sot do të mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje.
Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, në Sallën P38, duke filluar nga ora 09:00, raporton IndeksOnline.
Komiteti Monitorues BE–Kosovë pritet të trajtojë çështje që lidhen me zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm i Bashkimit Evropian që synon mbështetjen e reformave dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Më shumë detaje nga takimi pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

