18:49 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

“Intelektualët” dhe “Skifterat” me telegrame ngushëllimi për familjen që humbi të birin në aksident trafiku

Dita e premte e dhjetë prillit doli të jetë e kobshme për familjen Huruglica nga Gjilani, me ç’rast humbën më të dashurin e tyre Debatikun.

Debatiku 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti trafiku në rrugën”Halim Orana” në Gjilan, ku si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Në adresë të familjes Huruglica kanë ardhur shumë mesazhe dhe telegrame ngushëllimi, ndërkohë që nuk ka munguar as edhe telegrami nga tifo grupi “Intelektualët”, pjesëtarë i së cilës ishte edhe vetë Debatiku.

Përmes faqes zyrtare, me dhimbje të thellë, ‘bardhekaltërit’ kanë transmetuar informacionin për ndarjen nga jeta të anëtarit të tyre.

Telegram ngushëllimi kanë dërguar edhe “Skifterat” e Gjilanit, duke lënë në një anë rivalitetin dhe duke u bashkuar për ta kaluar këtë dhimbje të mëdhe.