75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Intelektualët i bëjnë “diss” Skifeterave: Klubi pa histori në periferi të qytetit tonë

Dy ditë kanë mbetur deri në zhvillimin e derbit më të madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.

Tifozët e dy palëve tashmë kanë filluar të thumbojnë njëra-tjetërën në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së sotshme Ultras “Skifterat” e Gjilanit e quajtën Dritën si “bet365” dhe klubi i matematikave dhe prognozave.

Kurse, të heshtur ndaj këtyre kritikave nuk kanë qëndruar ultrasit e Dritës “Intelektualët”.

Përmes një postimi, “Intelektualët” e kanë quajtur Gjilanin si klub pa histori dhe ekip nga periferi i qytetit.

Po ashtu ata i kanë dhënë një detyrë matematikore “Skifterave” për t’i llogaritur titujt e Superligës që i ka fituar Drita.

Postimi i plotë: