16:36 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Intelektualët ndihmojnë familjet e para: Pa kontakte fizike, por me zemër

Tifo-grupi nga Gjilani, Intelektualët, që pëkrahin skuadrën e Dritës, kanë filluar një iniciativë për ndihmë ndaj familjeve me nevojë në këtë kohë emergjente të përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Ky tifo-grup, gjatë ditës së sotme ka ndihmuar tri familje.

Më poshtë postimi i Intelektualëve:

Iniciativa jonë për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kësaj situate që ka prekur edhe vendin tonë tashmë ka filluar.

Tri familjet e para që u ndihmuan nga grupi jonë. Ftojmë të gjithë të na bashkangjiten duke ndihmuar së paku një familje.

1. Bëj një pako me ushqime
2. Dërgo tek një familje me nevojë
3. Pa kontakte fizike , por me zemër!