75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / C E

“Intelektualët” në bojkot, reagon presidenti i Dritës: Bojkot që tregon se nuk e doni klubin e zemrës

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, ka reaguar pas vendimit të “Intelektualëve” për të bojkotuar klubin gjilanas.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky tifo-grup, ata do të bojkotojnë klubin deri në shkarkimin e trajnerit, Akis Vavalis, dhe drejtorit sportiv, Valon Zymberi, të cilët i shohin si fajtorët kryesorë për mos-sukseset e Dritës.

Pas kësaj ka reaguar Murseli përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, duke thënë se “të bësh bojkot për individë e tregon që nuk e do klubin e zemrës”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se Drita do të rikthehet edhe më e fortë.

“Të bësh bojkot për individë e tregon që nuk e do klubin e zemrës. Për ta ditur të gjithë: Feti Murseli, Ilaz Shkodra, Valon Zymberi, Jetmir Salihu dhe Fatos Ramadani janë = Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli. Drita do të rikthehet më e fortë”, shkroi presidenti i Dritës.