75 Mall Live Search
16:45 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Intelektualët” në Nyon për Dritën


Skuadra e kampione e Kosovës, Drita sot me fillim nga ora 18:00 do të takohet me klubin nga Andorra, Inter D’Escaldes në kuadër të raundit preleminar të Ligës së Kampionëve.

Klubi kosovar sonte do të mundohet të jap më të mirën nga vetja për të kaluar në fazën tjetër të garave, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, djelmoshave të Nuhiut nuk po i mungon përkrahja e tifozëve “Intelektualëve”, ata janë nisur për Nyon, kjo për ta përcjell klubin e tyre nga afër.

Me sloganin ” Ku t’na lypsh na gjon, për DRITËN jetojmë”, dhjetëra tifozë janë nisur drejtë Nyonit për ta mbështetur klubin e zemrës.