75 Mall Live Search
10:05 / E Diele, 24 Gusht 2025 / LB

Inteligjenca artificiale, ndihmë dhe kërcënim në epokën digjitale

Inteligjenca artificiale sjell përfitime në jetën e përditshme të njerëzve, duke ndikuar pothuajse në çdo aspekt të saj – nga hulumtimi dhe arsimi, deri te qasja i informatave në kohë reale, por ajo po përcillet edhe me rreziqe sidomos në aspektin e përhapjes së lajmeve të rreme dhe propagandës.

Ky fenomen është veçanërisht i ndjeshëm për shkak të tentativave të vazhdueshme për luftë hibride, që sipas ekspertëve vërehen edhe nga Serbia.

Eksperti i kibernetikës Halil Berisha ka thënë për KosovaPress se një rrezik potencial është mashtrimi i thellë Deep Fake, ku merren informatat vizuale të personave të ndryshëm, të cilët manipulohen nga aspekti vizual dhe audio duke krijuar një personazh të dytë me pamje pothuajse një qind për qind të njëjtë.

Berisha ka vënë në dukje se një tjetër metodë që po përdoret për krijimin e lajmeve të rreme është aftësia e inteligjencës artificiale për të komunikuar në gjuhë dhe aksente të ndryshme, e cila po përdoret në luftën hibride përmes shteteve, me të cilën ka pasur tentativa edhe nga Serbia.