08:15 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Inteligjenca Artificiale rikrijon kryeveprat e artistëve të famshëm

Nuk mund të shkojmë dot në të kaluarën për të parë sesi Monet dhe Van Gogh i kanë realizuar kryeveprat e tyre, por inteligjenca artificiale mund të ketë përgjigjen më të përafërt.

Hulumtuesit e MIT CSAIL kanë krijuar një sistem machine learning quajtur Timecraft që mund të arrijë në përfundimin sesi një pikturë është realizuar edhe nga artistë të famshëm.

Dizajni u trajnua me 200 video timelapse të pikturave në formatin dixhital dhe më pas shkencëtarët prodhuan një rrjet neural që mund të dekonstruktojë veprën bazuar në këtë çfarë ka mësuar.

Rezultat nuk janë perfekte por shumë më efektive sesa prisnin. Timecraft ishte më i mirë sesa metodat e përdorura deri më sot për të njëjtën qëllim në 90% të rasteve.

Kodi burimor i sistemi do të jetë i disponueshëm për të gjithë.