Inteligjenca britanike paralajmëron sulmin rus mbi Kievin

Rusia ka nisur sot një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. Është raportuar për sulme në pozicionet ushtarake ukrainase në të gjithë vendin. Në këtë artikull, ndiqni të përditësuara zhvillimet e fundit rreth krizës.

Një brigadë e tërë ruse dorëzohet pranë Chernobylit
Ushtria e Ukrainës ka njoftuar para pak minutash se një brigadë e tërë ruse është dorëzuar tek ajo.
Sipas njoftimit të Ushtrisë ukrainase, që është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Ukrainës në Facebook, brigada 74 e Rusisë është dorëzuar, pasi më parë kishte nisur sulmin për marrjen nën kontroll të centralit bërthamor të Chernobylit.
Kjo brigadë ishte futur në Ukrainë nga Bjellorusia.
Inteligjenca britanike paralajmëron sulmin rus mbi Kievin
Trupat ruse me bazë në Bjellorusi po përparojnë drejt Kievit, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Në përditësimin e saj të inteligjencës të postuar në Twitter në orën 16:00 me kohën e Mbretërisë së Bashkuar, ministria tha se Rusia ka kryer një sulm ajror në një fushë ajrore në periferi të Kievit.
Sulmet janë kryer përmes “një kombinimi të raketave ruse të lëshuara nga toka, ajri dhe deti dhe nga bombardimet e artilerisë” dhe kanë shënjestruar infrastrukturën ushtarake, tha ai.
Viktima të rënda janë pësuar nga të dyja palët, tha ministria, megjithëse shifrat e sakta janë aktualisht të paqarta.
