75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 20 Mars 2022 / MSH

Inteligjenca britanike: Rusia do të shtojë sulmet e saj në zonat urbane, do të rritet numri i civilëve të vrarë

Inteligjenca britanike në të dhënat e saj të fundit ka bërë me dije se Rusia ka mundësi që të vazhdojë dhe të përdorë fuqi të rënda zjarri në sulmet e saj në zonat urbane, pasi duket të ketë kufizuar humbjet e veta tashmë të konsiderueshme.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se kjo do të jetë një kosto e madhe me viktima të tjera civile.

Ndër të tjera autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj pa dallim ndaj zonave urbane civile gjatë javës së kaluar, pasi ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore.