75 Mall Live Search
13:43 / E Hënë, 09 Shtator 2024 / FR

Inteligjenca gjermane thotë se GRU-ja ruse është pas sulmeve kibernetike ndaj NATO-s dhe BE-së

Agjencia Gjermane e Inteligjencës ka paralajmëruar për një grup hakerash që i përkasin inteligjencës së ushtrisë Ruse (GRU) me emrin Unit 29155 ku tha se ka kryer sulme ndaj NATO-s dhe vendeve të BE-së.

Përmes një postimi në median sociale X ditën e hënë, Bundesverfassungsschutz tha se kishte lëshuar paralajmërime edhe për grupin UNC2589 së bashku me FBI, CISA, NSA dhe partnerë ndërkombëtarë.

Paralajmërimet vinë ndërsa ankthi në Evropë për sulmet e hakerëve rusë që kur nisi pushtimi i Ukrainës në 2022 është shtuar, shkruan PCWold Albanian.

Në fillim të vitit Berlini akuzoi Moskën për sulme kibernetike kundër Social-Demokratëve si dhe ndaj kompanive në logjistikë, mbrojtje, hapësirë dhe teknologji.

Në paralajmërimin e lëshuar, Agjencia e Inteligjencës tha se grupi, njohur edhe si Cadet Blizzard ose Ember Bear, kryen aktivitete me qëllim spiunazhi dhe sabotazhi, veprime që përfundojnë ose me rrëzime uebsajtesh ose publikime të dhënash të vjedhura.