75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / L K

Inteligjenca ruse: SHBA do të përdorë armë kimike në Siri

Shërbimi rus i inteligjencës së jashtme (SVR) pretendon se ushtria amerikane do të përdorë armë kimike në Siri si një paralajmërim për botën arabe që të mos angazhohet me regjimin e Bashar al Asadit.

“SHBA po përgatit një provokim në Siri duke përdorur kimikate, një metodë e tillë u praktikua në maj në provincën Idlib nga militantë të kontrolluar nga CIA, duke helmuar rreth 100 civilë,” raportuan ata.

SVR gjithashtu pretendon se mbi 100 armë kimike u janë dorëzuar tashmë militantëve në Sirinë jugore nga SHBA.

SHBA ka ende rreth 900 trupa të stacionuara në vend./abcnews.al/