18:42 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Inteligjente, e suksesshme dhe e bukur! Ish Miss Peja, maturantja më e bukur vitit 2019!

Viti 2017 ishte viti kur qyteti i Pejës vendosi të kurorëzoj më të bukurën e këtij qyteti Erza Jusaj-in, vajza e biznesmenit kosovar z. Shkelzen Jusaj, pronar i Petrol Company dhe i rrjetit të restoranteve Be Happy.

Erëza Jusaj përpos bukurisë që e ka të trashëguar, Erëza ka aftësi dhe për modelizëm, edhe pse rrallë dhe pa kompensim ka marrë pjesë në disa sfilata të ndryshme për emra të njohur në Kosovë, po ashtu edhe shumë pjesëmarrje në reklama të ndryshme televizive.

Erëza Jusaj kishte pranuar ftesë për të marr pjesë në garën e Miss Universe, mirëpo Erëza ende nuk i kishte mbushur të 18-at, i cili ishte kriter obligative për të marr pjesë në këtë garë bukurie.

Erëza Jusaj në mbrëmjen e së shtunës ka mahnitur të gjithë të pranishmit të cilët shoqëruan maturantët e “Mehmet Akif” në parakalimin e tyre në Prishtinë.

Maturantja që mori vëmendjen e të gjithëve ishte Erëza Jusaj me bukurinë sajë, me një fustan shumë të rrallë dhe mahnitës të punuar nga duart e arta të Aferdita Noberda, e pamundur ishte tu iknim edhe detajeve të cilat Erëza ju kishte dhënë rëndësi si këpucët të markës Dolce&Gabbana, çanta Miu Miu dhe bizhuteria e saj shumë unike.

17 vjeqarja Erëza Jusaj rrjedhë nja një familje biznesmenësh shumë të suksesshëm, të cilët njihen si familje shumë e ndershme dhe shumë e respektuar.

Bukuria e sajë dhe vijat trupore nuk duan shumë koment, në fotografitë që ka publikuar Erëza në rrejtët sociale shihet se padyshim asaj i takon epiteti si “Maturantja e vitit 2019”.

Më poshtë mund të shikoni disa nga fotografitë e Erëza Jusaj-t nga mbrëmja e maturës.