16:57 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / Gj. Sh

Inter arrin marrëveshje me Cagliarin për Bellanova

Nënkampioni i italisë, Inter ka arritur marrëveshje me skuadrën e Cagliarit për transferimin e anësorit Raoul Bellanova.

Ska Sport Italia raporton se marrëveshja u arrit për një huazim prej 3 milionë euro, me të drejtë blerje prej 7 milionë euro tjera, transmeton Indeksonline.

Ky është trasferimi i tretë i Interit këtë afat kalimtar pas marrëveshjes me Henrikh Mkhitaryan dhe shqiptarin Kristjan Asllani.

Me kaq nuk pritet të mbyllet kjo markato për klubin italian, pasi ata janë pranë rikthimit në skuadër të sulmuesit belg, Romeu Lukaku.

Drejtuesit e klubit zi kaltër janë në bisedime edhe me ish futbollistin e Juventusit, Paulo Dybala./Indeksonline/