75 Mall Live Search
19:42 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / MSH

Inter arrin një tjetër akord rinovimi

Federico Dimarco është lojtari i radhës që ka pranuar të zgjasë kontratën me klubin zikaltër.

Italiani ka rënë dakort për të qëndruar deri në vitin 2026 tek zikaltërit me një pagë prej 1,6 milion euro në sezon.

Zyrtarizimi do të bëhet orët në vazhdim.

Dimarco ka luajtur 12 ndeshje në Serie A, duke kontribuar me dy gola dhe dy asistime në këtë proces, dhe është paraqitur në të pesë ndeshjet e Ligës së Kampionëve deri më tani këtë sezon.