14:41 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Inter del me njoftim zyrtar për Icardin, komplikohet situata

Inter ka njoftuar se Mauro Icardi nuk ka ndonjë problem në gjurin apo kaviljen e tij.

Sulmuesi zikaltër kreu vizitat e detajuara ditën e sotme në qendrën spitalore “Humanitas”, teksa qëndroi aty për 45 minuta për të verifikuar të gjitha shqetësimet që ai pretendonte se kishte.

“Mauro Icardi iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes për shkak të simptomave të dhimbjeve në gjurin e djathtë.

Vlerësimet nuk treguan ndryshime të rëndësishme krahasuar me ekzaminimet e kryera para fillimit të sezonit aktual sportiv”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Nuk dihet ende nëse sulmuesi argjentinas do të jetë nën urdhërat e Spalletit për ndeshjen e ardhshme.