23:20 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Inter dhe Lazio në garë për futbollistin e Napolit

Dy skuadrat italiane, Inter dhe Lazio i janë futur garës për transferimin e futbollistit të Napolit Dries Mertens.

TuttoMercatoWeb raporton se po zhvillohet garë e ngusht mes klubeve për futbollistin belg, transmeton Indeksonline.

Mertens aktualisht është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Napolin në qershor dhe nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës.

Ai ka qënë pjesë e napolitanëve për nëntë sezone.

35 vjeçari në sezonin e fundit ka zhvilluar 30 ndeshje për Napolin ku ka arritur të shënoj 11 gola./Indeksonline/