Inter do të takohet me Manchester United për Lukakun
Pasi Roma duket se po refuzon të hek dorë nga Dzeko për më pak se 20 milionë euro, Interi tani është duke u përqëndruar të gjitha përpjekjet e tij për të përmirësuar sulmin, shkruan CalcioMercato transmeton indeksonline.
Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka dërguar një mesazh duke thënë (“Ata e duan, por ne duhet të lëvizim”).
Sipas La Gazzetta dello Sport, Nerazzurët janë të gatshëm të ndërmarrin hapa të mëtejshëm pas dorëzimit të një oferte me shkrim për Djajtë e Kuq në ditët e fundit . Të dy ekipet mund të takohen së shpejti në një përpjekje për t’u dakorduar me një marrëveshje.
Mirëpo arritja e marrëveshjes mund të jetë e vështirë, duke pasur parasysh se britanikët vazhdojnë të kërkojnë rreth 80 milionë euro.//Indeksonline//.