12:13 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Interi-Dortmundi, formacionet e mundshme

Sot në kuadër të grupit F për kualifikimet në Ligën e Kampionëve, pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante midis Interit dhe Dortmundit.

Interi pas fitores ndaj Sassuolos në Seria A, dëshiron të vazhdojë me këtë ritëm, në mënyrë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, transmeton Indeksonline.

Nga ana tjetër edhe Dortmundi arriti të fitonte në ndeshjen e fundit ndaj Borussia Monchengladbachut në Kampionatin gjerman, ndërsa sot dëshiron të fitojë në mënyrë që të vazhdojë të jetë lider në grupin F.

Inter(3-5-2): Handanoviq, Godin, de Vrij, Skriniar, Candreva, Barella, Brozoviq, Sensi, Asamoah, Lukaku, Martinez.

Dortmund(4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Schulz, Witsel, Delaney, Sancho, Brandt, Guerreiro, Gotze.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në “San Siro” dhe fillon në orë 21:00.

Për momentin lider në grupin F është Dortmundi me 4 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që renditët në vendin e dytë, ndërsa Interi është në vendin e tretë me 1 pikë, aq sa ka Slavia Prague në vendin e fundit.