75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Inter e sheh Emerson Palmierin si zëvendësues të Perisic

Ivan Perisic mendohet të jetë i fokusuar nga Inter, por nëse nuk arrihet marrëveshje me kroatin, atëherë Interi mund ta kthejë vëmendjen e tyre diku tjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas Tuttosport, Emerson Palmieri ishte i preferuari i Antonio Conte gjatë kohës së tij në Chelsea.

E ardhmja e tij është e pasigurtë pas emërimit të Frank Lampard si trajner tek Chelsea.

Interi po mendon ta transferoj Palmerin, por klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë atë në këtë moment, sepse aktualisht ata e kanë të ndaluar të bëjnë transferime dhe prandaj nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojë lojtarin nëse e largojn atë./Indeksonline/.