Inter fiton “me zor” ndaj Cagliarit
Inter ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshjet në sezonin e ri të Serie A.
Nerazzurët mposhtën 1:2 Cagliarin në udhëtim.
Zikaltrit kaluan të paret në epërsi me anë të Lautaro Martinez në minutën e 25, e që ishte rezultati i pjesës së pare, shkruan Indeksonline.
Me të filluar fraksioni i dytë, Cagliari barazoi përmes Joao Pedros në minutën e 50, dhe përfundimisht Lukaku shënoi në minutën e 72 nga penalltia për epilogun përfundimtar të takimit./Indeksonline/