75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / Gj. Sh

Inter fiton në ”frymën e fundit” ndaj Young Boys

Interi e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Champions League.

Kampioni i Italisë e mposhti në udhëtim skuadrën zvicerane, Young Boys, me rezultat 0-1, shkruan IndeksOnline.

Heroi i zikaltërve ishte Marcus Thuram, me golin e shënuar në 90+3.

Interi vazhdon të jetë i pamposhtur këtë sezon në Ligën e Kampionëve, me 7 pikë, ndërsa Young Boys ka 0 pikë./IndeksOnline/