75 Mall Live Search
21:03 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Inter i etur për transferimin e futbollistit të Barcelonës, Conte po e dëshiron me çdo kusht në skuadër

Skuadra Italiane Inter, nuk ka hequr dorë nga objektivi i tyre, që është futbollisti i Barcelonës Arthu Vidal.

Sipas DailyMail, futbollisti po kërkohet me ngulm nga Antonio Conte, pasi që ai ka dëshiruar që ta transferoj mesfushorin edhe në verën e kaluar dhe gjatë afatit të janarit, transmeton IndeksOnline.

Kurse Barcelona është duke e kërkuar sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, andaj Vidal po shihet si një opsion mjaftë i mirë për tu përshfirë në marrëveshje.

Po ashtu Barcelona nuk do të mundet të shpenzojë shumë para shkaku i krizës financiare nga pandemia covid-19, andaj si zgjidhje po e shohin shkëmbimin e lojtarëve./IndeksOnline/.