11:47 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Inter i ofron kontratë 3 vjeçare lojtarit të Bayernit

Muller pritet ti bashkohet Interit gjatë muajit Janar.

Gazeta gjermane “Kicker” raporton se Interi i ka ofruar kontratë 3-vjeçare Thomas Mullerit për ta bindur që të largohet nga Bayerni. 

Sulmuesi gjerman, pjesë e ekipit të parë që nga vitit 2008, nuk po gjen hapësira në formacion dhe e shumë mundësi do të kërkojë një përvojë të re, me shumë mundësi jashtë Gjermanisë, që në janar.

Në garë për shërbimet e 30-vjeçarit është edhe Manchester United, që po kërkon sulmues me eksperiencë për të mbushur boshllëkun e krijuar në fazën e avancuar nga largimi në verë i Lukakut dhe Alexis Sanchezit, tashmë pjesë të Interit.