Inter i përgjigjet Barcelonës, kërkon këtë lojtar për Lautaron

Lautaro Martinez është objektivi kryesorë i Barcelonës për merkaton e verës.
Katalanasit janë në ndjekje të Lautaros për një kohë të gjatë dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij prej 111 milionë eurove.
Mirëpo Neroaxurët kanë në mendje një ide dhe në këmbim të Lautaros kërkojnë Antoine Griezmann, shkruan Gazzetta dello Sport.
Lautaro dhe Griezmann kanë përafërsisht vlerë të njëjtë, pasi që francezi u transferua te Barcelona për 120 milionë euro.
Barcelona besohet se është e gatshme ta lërë të lirë Griezmann për të arritur deri te Lautaro. /IndeksOnline/