75 Mall Live Search
14:52 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Inter, Ivan Perisic ndez derbin ndaj Juventusit me një fjali!

Inter u ndal në barazimin 1-1 ndaj Romës, këtë fundjavë, teksa golin e vetëm për zikaltrit e shënoi Ivan Perisic.

Në një intervistë për “Inter Channel” sulmuesi kroat u shpreh shumë optimist për ndeshjen e ardhshme, që përkon me derbin e Italisë, atë ndaj Juventusit.

“Ne jemi Inter dhe do të provojmë të fitojmë të gjithë ndeshjet e mbetura sepse ne jemi të fortë”, tha fillimisht 29-vjeçari. 

“Ne mund të fitojmë ndaj kujtdo, tani po mendojmë për Juven. Ne duam të sigurojmë vendin e tretë. Gjeja më e rëndësishme është që të kualifikohemi për në Champions League”, vijoi më tej Perisic.

“E dimë që Juventus ka fituar 8 sezone radhazi kampionatin. Ata janë të fortë dhe do vijnë për fitore, por ne do të bëjmë më mirë se ata. Ne e kemi atë që nevojitet për t’i mundur, vetëm duhet të përmirësojmë finalizimin”, përfundoi kroati.

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën e ardhshme, në orën 20:30, në “San Siro”.