75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Inter ka refuzuar ofertën për Espositon

Për Inter, Sebastiano Esposito duket se është njëri nga lojtarët kryesorë për të ardhmen e klubit dhe nuk e kanë ndërmend ta lënë atë të largohet.

Talenti italian ka debutuar këtë sezon me Inter ku në 5 ndeshje ka shënuar edhe një gol.

Neroazzurët e vlerësojnë shumë futbollistin saqë bëhet e ditur se kanë refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh në drejtim të tij.

Për Espositon interesim kanë shfaqur skuadra si Cagliari, Hellas Verona, Sampdoria dhe Genova. /Indeksonline/