75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Inter me ide të “çmendur”, kërkon dy super mesfushorë

Ardhja e Bepe Marottas si drejtor i Interit ka pru edhe ide të reja për merkaton.

Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, Inter janë të interesuar të nënshkruajnë me Sergei Milinkovic-Savic dhe yllin e Real Madrid, Toni Kroos.

Klauzola e lirimit të gjermanit te mbretërit është 300 milionë euro, shumë kjo e pa arritshme nga italianët, por te Reali mund të ketë ndryshime dhe Marotta do ta mbajë nënë vëzhgim situatën.

Ndërsa ideja tjetër është më e kapshme, pasi mesfushori serb mund të blihet me një çmim më të lirë. /IndeksOnline/