75 Mall Live Search
09:41 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Inter me revolucion për vitin 2026, disa yje drejt largimit

Interi ka vendosur të mos ndërmarrë ndryshime të mëdha në skuadër në afatin e ardhshëm të merkatos, duke e shtyrë revolucionin për verën e vitit 2026.

Klubi zikaltër po ndjek një strategji më të kujdesshme financiare dhe sportive, duke ruajtur stabilitetin aktual të ekipit, shkruan IndeksOnline.

Në fund të sezonit 2025/26 skadojnë kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm si Acerbi, de Vrij, Darmian, Mkhitaryan dhe Sommer, të cilët mund të largohen nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim. Situata e Mkhitaryan mbetet ende e hapur.

Ndërkohë, Davide Frattesi mund të jetë një nga emrat që largohen që në janar, në rast të një oferte të kënaqshme. Për verën e vitit 2026, në listën e largimeve të mundshme janë edhe Denzel Dumfries, i kërkuar nga Premier League, si dhe Hakan Çalhanoğlu, i cili po mendon një rikthim të mundshëm në Turqi.

Interi synon të përgatisë gradualisht një cikël të ri, pa rrezikuar objektivat sezonalë./IndeksOnline/