12:01 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Inter merr vendim për Sensin dhe Nainggolan

Inter e ka bërë zgjedhjen për mesfushën në sezonin e ardhshëm. Mes Radja Nainggolan dhe Stefano Sensit, zikaltërit kanë vendosur të mbajnë këtë të fundit.

Drejtuesit i klubit italian, do të paguajnë 20 milionë euro te Sassuolo që të mbajnë Sensin dhe pas periudhës së huazimit.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se zikaltrit duan të firmosin me 24-vjeçarin dhe ta përdorin në Europa sapo të kthehet në formën e tij. Sensi është i pafat sepse përjetoi dëmtimin e tij të pestë brenda këtij sezoni, por sërish Interi nuk ka dyshime për të.

Blerja e tij bën që “Ninxha” të largohet përfundimisht nga Interi. Vera duket se do e sistemojë në ndonjë skuadër të re. Belgu donte të mbetej në “San Siro”, por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.