75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L A

Inter Miami del me një njoftim rreth lëndimit të Messit

Ylli argjentinas, Lionel Messi së fundi ka pësuar një lëndim.

Në ndeshjen e Leagues Cup ndaj Necaxas, Messi pësoi lëndim në muskuj ku dhe u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 11-të.

Dhe klubi i tij, Inter Miami doli me një njoftim për gjendjen e futbollistit.

“Messi iu nënshtrua testeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e shqetësimit muskulor që përjetoi gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Kupës së Ligës kundër Necaxa-s, gjë që e detyroi atë të largohej nga fusha.

Rezultatet konfirmuan një dëmtim të lehtë muskulor në këmbën e tij të djathtë. Leja e tij mjekësore do të varet nga progresi klinik dhe reagimi ndaj trajtimit”, thuhet në njoftimin e klubit në faqen e tyre zyrtare.

Pavarësisht lëndimit të argjentinasit, Inter Miami arriti të mposhte Necaxan me anë të penalltive./IndeksOnline/