09:08 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / MSH

Inter Miami dëshiron Messin me çdo kusht

Inter Miami duket se është çdo moment e më afër Lionel Messit.

Ekipi amerikan dëshiron me çdo kusht të sjellë magjinë e Messit në MLS, duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me të, transmeton Indeksonline.

Sipas The Athletic, ka pasur luhatshmëri në negociatat mes dy palëve, por që janë përmirësuar kohët e fundit.

Tani duket se legjenda argjentinase ka në planet e tij ose Inter Miamin, ose Barcelonën.

Ndonëse u përfol për një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, duket se Messi i ka kthyer shpinën Ligës Arabe.

Dy nga sponzorët më të mëdhenj të Inter Miamit, Adidas dhe Apple, janë duke u munduar të shtyejnë përpara nënshkrimin e tij, gjithashtu.

Messi veçse është imazh i Adidas, ndërsa Apple ka paralajmëruar një dokumentar për të dhe të dy kompanitë janë të gatshme t’i ndihmojnë ekipit për të siguruar shërbimet e argjentinasit./Indeksonline/