75 Mall Live Search
17:36 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Inter Miami e zyrtarizon kontratën e re me Luis Suarezin

Luis Suarez ka vazhduar kontratën me Inter Miamin.

Sulmuesi uruguaian do të jetë pjesë e Kampionit të Amerikës së paku edhe për një vit, deri në 2026, shkruan IndeksOnline.

Suarez u bashkua me Inter Miamin në vitin 2023, ku me golat dhe asistet e tij ishte një nga shtyyllat kryesore të ekipit.

Sezonin e fundit, Suarez kontriboi me 17 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat, ndërsa në total ka regjistruar 42 gola dhe 30 asistime në 87 ndeshje, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Ai ishte pjesë kyçe e Inter Miamit që fitoi Supporters’ Shield në vitin 2024 dhe MLS Cup në vitin 2025, duke lënë gjurmë të rëndësishme në sukseset historike të klubit./IndeksOnline/