75 Mall Live Search
08:18 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / G T

Inter Miami fiton edhe pa Lionel Messin, de Paul ia bën sefte me ekipin amerikan

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore 3:1 ndaj UNAM Pumas, në ndeshjen e League Cup, raundi i tretë.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori argjentinas, Rodrigo de Paul, shkruan Indeksonline

De Paul shënoi një gol të bukur në minutën e 45’të, pas një asisti nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë, Suarez shënoi një gol nga penalltia, kurse Allende shënoi për 3:1.

Kujtojmë që Inter Miami luajti pa Lionel Messin, i cili ishte në tribuna shkaku i një lëndimi që e pësoi në ndeshjen e kaluar./Indeksonline/