Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin e çerekfinaleve në League Cup ndaj Tigres UANL-së me rezultatin 2:1.
Lionel Messi nuk luajti në këtë ndeshje, por aty ishte sulmuesi Luis Suarez, shkruan Indeksonline
Suarez ishte në superformë dhe arriti të shënonte dy gola për ta kualifikuar skuadrën në gjysmëfinale.
Në këtë fazë të gjysmëfinales, Inter Miamit do luajë ndaj Orlando Cityt./Indeksonline/