75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 01 Gusht 2025 / L K

Inter Miami i ofron Messit një kontratë të paparë deri tani në futboll

Inter Miami dhe Leo Messi janë ende duke negociuar për kontratën e re. Kontrata e tij skadon në fund të vitit 2025.

Inter Miami po shqyrton mundësinë t’i ofrojë Leos një kontratë (si lojtar) prej të paktën tre vjetësh (deri në vitin 2028) ose edhe më gjatë nëse Leo dëshiron të mbetet aktiv në moshën 41-vjeçare.

Gjëja e rëndësishme është që të dy duan të qëndrojnë bashkë dhe gjëja thelbësore është që Leo do të luajë për aq kohë sa të dojë dhe të ketë forcën për ta bërë. Kjo do të jetë e pavarur nga kontrata e nënshkruar në vite kalendarike.

Kjo do të thotë, Messi mund të luajë për aq kohë sa të dëshirojë. Madje duke kërkuar formula që i lejojnë Leos ta zgjasë atë ose, nëse dëshiron, ta shkurtojë, siç ka thënë herë pas here./Indeksonline/