75 Mall Live Search
10:07 / E Diele, 25 Janar 2026 / L A

Inter Miami mposhtet në Peru nga Alianza Lima

Kampioni i MLS, Inter Miami po përgatitet për sezonin e ri futbollistik.

Por skuadra e Leo Messit, u mposht ndaj skuadrës peruane, Alianza Lima me rezultat bindës 3-0.

Ndonëse Inter Miami, pati në përbërje yjet e skuadrës si Luis Suarez, Messi, De Paul dhe të tjerët.

Heroi i ndeshjes për vendasit ishte Paolo Guerreiro, i cili i shënoi 2 gola dhe Luis Ramos që shënoi tjetrin.

Kjo humbje përbën një start zhgënjyes për “Herons” në turneun parasezonal në Amerikën e Jugut, megjithatë stafi teknik mbetet i fokusuar në ndërtimin e skuadrës dhe rritjen e formës në prag të sezonit 2026 të MLS, me ndeshje të tjera testuese që priten në javët në vazhdim./IndeksOnline/