75 Mall Live Search
08:38 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / L A

Inter Miami në bisedime me ish-yllin e Realit

Inter Miami që nga tani po mendon për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm.

Sipas Fabrizio Romano, klubi rozë ka hedhur sytë te ish-ylli i Real Madridit, Sergio Reguilon.

Reguilon, është pa skuadër që nga ndërprerja e kontratës së tij me Tottenhamin në verë, me spanjollin që është i interesuar të bëjë hapin përtej Oqeanit Atlantik.

Në të kaluarën Reguilon, kishte luajtur për skuadra si Real Madrid, Sevilla, Tottenham, Atletico Madrid, Manchester United dhe Brentford./IndeksOnline/