Inter – Milan: Këshilli i Qytetit kërkon shtyrjen e ‘Derby della Madonnina’
Derbi “Della Madonnina” , i planifikuar për të dielën, më 4 mars në orën 20:45, mund të shtyhet. Kështu raporton këtë të premte në mëngjes Tuttosport.
Këshilli i Qytetit të Milanos është duke planifikuar të paraqesë një kërkesë zyrtare në ‘Lega Calcio’ për të shtyrë derbin.
Arsyeja? 4 marsi është dita e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për forcat e rendit do të jetë më problematike mbulimi i të gjitha vendvotimeve dhe sigurimi i funksionimit të qetë në ngjarjen sportive.
Kalendari i Milanit, me angazhimet në Kupën e Italisë dhe Ligës së Evropës mund të jetë problem. Më 28 shkurt Milani luan ndeshjën e kthimit ndaj Lazios për Kupën e Italisë, ndërsa më 8 mars do të luaj ndeshjën e parë të raundit të parë në Ligën e Evropës. /IndeksOnline/