16:38 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Inter ndjek shembullin e Juventusit, Neroaxurët mund të emërojnë për trajner ish-lojtarin e tyre

Siç raporton e përditshmja portugeze A Bola, Sergio Conceicao mund ta marrë drejtimin e Interit në rast se shkarkohet Antonio Conte.

Marotta ka piketuar Conceicao si pasuesin ideal të Contes. Coenciao ka qenë pjesë e Interit si futbollist, ndërsa për momentin është trajner i Portos.

Inter duhet të paguajë 20 milionë euro kompensim, nëse zikaltërit vendosin të marrin si trajnerin e ri Conceicao.

45 vjeçari që ka veshur bluzën e Interit në periudhën 2001-2003, ka një kontratë me Porton deri në 2021.

Conceicao ka fituar 2 tituj kampionë në Portugali si dhe Superkupën portugeze.