75 Mall Live Search
16:22 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Inter nuk është i interesuar për Leno

Skuadra e Inter nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për portierin e Arsenalit, Bernd Leno, transmeton Indeksonline.

Kishte lajme se Inter ishin të interesuar për gjermanin, pasi ky i fundit ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Arsenalit, që nga ardhja e anglezin Ramsdale.

Inter kanë filluar tashmë bisedimet me portierin e Ajax, Andre Onana, me të cilin mund të nënshkruajnë si agjent i lirë.