75 Mall Live Search
07:41 / E Enjte, 18 Maj 2023 / AR

Inter nuk i frikësohet Manchester Cityt: Shihemi atje

Inter duket se nuk i është frikësuar kualifikimit të Manchester Cityt në finale.

Klubi Italian i ka dërguar mesazh Cityt pas kualifikimit.

“Shihemi atje”, shkruan në postimin e “Nerazzurëve” në Twitter.

Klubi i udhëhequr nga Simone Inzaghi, do të përballet në finale të Champions League me atë të Pep Guardiolas.

Manchester City në “Etihad Stadium”,  mbrëmë e eliminoi në gjysmëfinale Real Madridin, me rezultat 3:0.

Ndërkaq të martën Inter e eliminoi rivalin lokal Milanin.

Finalja e madhe do të luhet më 10 qershor në Stamboll.