75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Inter nuk ka zgjidhje për Realin, pëson humbje në shtëpi

Real Madrid ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim tek Inter me rezultat minimal 0-1.

Në një ndeshje mjaft të luftuar ku të dyja skuadrat kishin mundur ta fitonin, sulmuesi brazilian, Rodrygo shënoi për fitoren e madrilenëve.

Por, u desht të pritej 89 minuta për t’u zhbllokuar ndeshja me golin e brazilianit, i cili u asistua nga Camavinga.

Inter pati rastet e tyre, por mungesa e konkretizimit dhe portieri Courtois në formë ia pamundësuan shënimin.