75 Mall Live Search
22:21 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Inter padit Beckhamin për vjedhje të emrit

Njëri nga futbollistët më të mirë anglez, David Beckham mori një hap të guximshëm duke krijuar një skuadër në tokën amerikane.

Por ai menjëherë do të përballet me gjyqësinë për shkak të emrit të skuadrës së tij.

Sipas raporeteve nga Italia, Interi ka ngritur padi për skuadrën nga MLS mbi emrin e tyre, Inter Miami CF, shkruan Indeksonline.

Calciomercato  po pretendon se skuadra italiane ka ngritur një padi për shkelje të markës tregtare dhe po kërkon të mbrojë përdorimin e emrit “Inter”.

Bordi i Shqyrtimit të Markave dhe Apelit do të analizojë pozitën e të dyja palëve dhe ka të ngjarë të arrijë në njërën prej dy vendimeve.

E para do të ishte regjistrimi i markës ‘Inter’ dhe do ta bënte atë ekskluzive në një klub të vetëm – gjë që do të shpresojë Nerazzurrët.

Një opsion i dytë, sipas Calciomercato, do të ishte ‘të pranonte kërkesën e MLS e cila, në përgjigje të Interit, pretendon se emri është thjesht përshkrues dhe është i pranishëm në shumë klube në mbarë botën’.

Beckham dhe ekskluziviteti i tij i ri do të shpresojnë që vendimi të mund të bëhet shpejt, pasi projekti i tyre do të debutojë në vitin 2020. /IndeksOnline/