11:15 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Interi pranon ofertën e Napolit për Icardin

Calciomercato raporton se Interi ka pranuar ofertën e ekipit të Napolit për sulmuesin, Mauro Icardi.

Megjithatë, argjentinasi nuk është pro këtij transferimi dhe po shkakton problem, transmeton Indeksonline.

Oferta e Napolit prej 65- milionë eurosh është pranuar nga Interi, që tashti duhet ta bindin lojtarin që të shkojë.

Icardi ende po mban shpresa për një kalim te Juventusi./Indeksonline/